Bekim Sali: Qeveria VLEN kujdeset për Gazi Babën, projekte konkrete për zhvillim infrastrukturor

2 Min. Leximi

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka shpërndarë sot një mesazh të qartë nga terreni: “Qeveria VLEN kujdeset për Gazi Babën!”

Ai bashkë me kandidatin e VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilluan një takim me banorët e kësaj lagjeje për të diskutuar sfidat dhe për të prezantuar projektet e ardhshme infrastrukturore.

- Advertisement -

“Bashkërisht me kandidatin e VLEN-it për kryetar për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, u takuam me banorët e Gazi Babës. U njoftuam me problemet dhe kërkesat e tyre”, shkruan Sali në një status në rrjetet sociale.

Ai bëri të ditur se vetëm një pjesë e projekteve të planifikuara u prezantuan në këtë takim, e që pritet të fillojnë në ditët në vijim: rekonstruktimi i rrugës Petre Georgiev – 5.476.415 denarë, rekonstruktimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën Avram Pisevski – 4.208.474 denarë, devijimi i kanalizimit fekal nga kolektori ekzistues atmosferik në rrugën 155 – 5.888.052 denarë dhe rekonstruktimi i rrugës 157, me të gjithë rrjetin përcjellës dhe ndriçimin rrugor – 4.582.460 denarë.

Sipas tij, këto projekte u pritën me shumë interes nga banorët dhe shërbyen si bazë për një bisedë të hapur mbi prioritetet dhe nevojat e mëtejshme të komunitetit.

“Banorët i pritën me interes këto zhvillime, dhe bashkë zhvilluam një bisedë të hapur mbi nevojat dhe prioritetet e mëtejshme të komunitetit”, përfundon statusin e tij Bekim Sali.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull