VLEN me krenari njofton opinionin publik se sot, më 1 gusht 2025, në mbledhjen e Komisionit Qeveritar, është miratuar Propozim-Vendimi për themelimin e shkollës fillore komunale “Azem Marana” në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit, si një subjekt i pavarur dhe i veçantë shkollor.
Ky vendim është fryt i angazhimit të pandalshëm të zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, dhe i vizionit të VLEN për arsim gjithëpërfshirës, të dinjitetshëm dhe kombëtar.
Themeli i kësaj shkolle nuk është vetëm një vendim administrative, është investim në të ardhmen, është shpresë për gjeneratat që vijnë, është nderim për figurat tona historike, si patrioti dhe atdhetari Azem Marana, emrin e të cilit me krenari do ta mbajë kjo vatër e re arsimi.
Në Moranë po ngrihet jo vetëm një institucion shkollor, por një kështjellë e dijes dhe identitetit kombëtar, aty ku brezat e rinj do të rriten me dije, kulturë dhe krenari për gjuhën dhe historinë e tyre. Ky është vetëm një nga shumë hapat që po ndërmarrim në funksion të barazisë reale në arsim dhe të mbrojtjes së gjuhës shqipe në çdo cep të vendit. Me VLEN, arsimi nuk është më fjalë, është veprim, rezultat dhe transformim.
VLEN për dijen. VLEN për fëmijët tanë. VLEN për arsimin shqip!
VLEN: Në Moranë lind një vatër e re e dijes shqipe, themelohet shkolla fillore “Azem Marana”!

Ndani këtë artikull