Mickoski: Presim lajme të mira nga Uashingtoni për eksportuesit vendorë në SHBA

3 Min. Leximi

Kryeministri Hristian Mickoski sot, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me atë se çfarë implikimesh do të ketë marrëveshja tregtare e arritur fundjavën e kaluar mes BE-së dhe SHBA-së, tha se pret lajme të mira nga Uashingtoni për eksportuesit e Maqedonisë së Veriut në SHBA.

“Ajo që u arrit dje ishte deklaratë bashkarisht e harmonizuar mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së dhe meqë opinioni mundi të shohë se është arritur në pajtueshmëri të dyanshme dhe ne e përshëdnesim. meqenëse një pjesë e madhe e kapaciteteve tona prodhuese përmes kompanive nga BE-ja eksportojnë në SHBA, nëse BE-ja është e kënaqur bga kjo marrëvehsje e arritur, ndërkaq dukshëm e tillë ishte deklarata nga ana e kreut të Komisionit evropian, atëherë edhe ne jemi të kënaqur”, tha Mickoski.

- Advertisement -

Shpfaqi pritje se në kuadër të kësaj jave i tërë procesi i negociatave me SHBA-në për doganat të përfundohet, duke përkujtuar se deri më tani tashmë janë mbajtur tre raunde negociatash.

- Advertisement -

“Ne deklaratë të tillë të përbashkët kemi nënshkruar shumë më herët dhe jemi të kënaqur. Por, presim, në kuadër të kësaj jave i tërë procesi të përfundohet, nga ajo se si janë zhvilluar negociatat deri më tani, ndërkaq pati tre raunde të negociatave, të fundit ishin të premten, i zhvillojnë përfaqësues të shumë institucioneve në kuadër të administratës së presidentit Tramp, atë që mund ta them është se jemi shumë më përpara se vendet evropiane dhe pres lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë, për eksportuesit tanë në SHBA, por të presim zyrtarisht nga Uashingtoni të vijë lajmi”, potencoi Mickoski.

Kryeministri para dy javësh tha se Maqedonia tashmë është në proces të negociatave për doganat prej 30 për qind të cilat presidenti amerikan Donald Tramp i paralajmëroi prej 1 gushtit.

Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen dhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje arritën marrëveshje për zgjidhje të kontestit tregtar rreth rritjes së doganave. pas negociatave të drejtpërdrejta mes presidentit Tramp dhe kryetares së KE-së Fon der lajen në Skoci, të dy palët u dakorduan për 15 për qind doganë të njëtrajtshme amerikane për të gjitha mallrat nga BE-ja. Tramp deklaroi se marrëveshja me BE-në është “marrëvehsja më e madhe që është bërë ndonjëherë” dhe se do të jetë “e shkëlqyeshme për automobilat”, prëderisa Fon der Lajen, gjithashtu e përshëndeti si “marrëveshje të madhe”, e cila erdhi pas “negociatash të vështira”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull