Sulejmani: Dëmet tuaja 20-vjeçare nuk rregullohen për një mandat”

2 Min. Leximi

Këshilltari Komunal i Kumanovës nga rradhët e VLEN-it Driton Sulejmani, ka reaguar ndaj deklaratave të këshilltarëve komunal të BDI-së, të cilët akuzuan për diskriminim dhe mos përfaqësim të shqiptarëve në këtë qytet.

Marketing

- Advertisement -

Në një reagim publik, Sulejmani mohoi pretendimet për diskriminim dhe i cilësoi si përpjekje për dezinformim nga BDI-ja dhe aleatët e saj. Ai tha se fotografia e një tabele vetëm në gjuhën maqedonase, që u publikua nga këshilltarët e BDI-së, është aty prej më shumë se 25 vitesh – periudhë gjatë së cilës BDI ka qenë pothuajse pandërprerë në pushtet, si në nivel lokal ashtu edhe qendror.

“Për paaftësinë dhe papërfaqësimin tuaj më shumë se 20-vjeçar, na duhet më shumë kohë për ta rregulluar, por një gjë është e sigurt: do ta rregullojmë”, deklaroi Sulejmani.

Ai shtoi se boshatisja e lagjeve shqiptare është pasojë direkte e keqqeverisjes dhe mungesës së politikave të dobishme për qytetarët gjatë pushtetit absolut të BDI-së, nga i cili – sipas tij – janë larguar mbi 300 mijë shqiptarë.

Sipas Sulejmanit, mandati aktual ka qenë më i miri sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve në Kumanovë. Ai përmendi mbi 70 projekte të realizuara deri më tani, ndër to projektin e gjimnazit “Sami Frashëri” dhe parkun e qytetit – dy premtime të kahmotshme që, sipas tij, BDI i ka lënë në harresë për dy dekada.

- Advertisement -

“Kumanova është e vogël dhe të gjithë e dimë kush çfarë ka bërë. Ne kemi sjellë rezultate konkrete, jo premtime boshe. Vlerësimin do ta japin qytetarët shumë shpejt, dhe jam i bindur se do të na japin sërish besimin për mandatin e ardhshëm,” theksoi ai.

Në fund, Sulejmani tha se qytetarët e Kumanovës janë të vetëdijshëm dhe nuk do të lejojnë rikthimin në, siç e quajti ai, “katrahurën e BDI-së”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull