Në shkollat e mesme të Maqedonisë së Veriut sivjet do të ketë asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta

2 Min. Leximi

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka paralajmëruar se në vitin shkollor 2025/26 do të ketë asistentë arsimore për herë të parë në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin e ri shkollor, për herë të parë do të ketë asistentë arsimorë jo vetëm në shkollat fillore, por edhe në shkollat e mesme, për të cilat Qeveria aktuale propozoi, ndërsa deputetët miratuan zgjidhje të re ligjore që do të thotë avancimi i gjithëpërfshirjes së sistemit kombëtar arsimor”, deklaruan nga Ministria për Arsim dhe Shkencë.

- Advertisement -

Në Maqedoninë e Veriut pritet që në vitin e ardhshëm shkollor të ketë asistentë arsimor më së shumti deri më tani në shkollat fillore.

“Angazhimi i tyre është me kohë të caktuar, dhe kjo ndodh sepse numri i kuadrit që nevojitet çdo vit është i ndryshëm dhe varet nga nevojat e raportuara nga prindërit/kujdestarët e nxënësve me vështirësi . Çdo asistent arsimor për çdo vit shkollor vijues, aplikon sërish në thirrje publike për t`u angazhuar”, sqaruan nga Ministria.

Ndryshe, më 8 prill u miratua propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm, me të cilin parashihet angazhimi i asistentëve arsimorë në arsimin e mesëm sipas modelit të njëjtë si në arsimin fillor. Angazhimi i tyre deri më tani bëhej përmes programeve të shërbimeve me bazë komunitare të UNDP-së, paguheshin me honorare të ulëta dhe kishin status më të keq se asistentët e shkollave fillore. Si dhe nuk ishin në numër të mjaftueshëm.

Sipas statistikave të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, këtë vit në arsimin e mesëm janë angazhuar 117 asistentë arsimorë dhe personalë.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull