Asfaltohet rruga “Ismail Kadare” në Seravë. Ganiu: Çairi ndërtohet çdo ditë me punë konkrete! (FOTO)

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka ndjekur nga afër punimet për asfaltimin e rrugës “Ismail Kadare” në lagjen Seravë, një ndërhyrje që, siç theksoi ai, është financuar dhe realizuar tërësisht nga vetë Komuna e Çairit.

Në këtë rrugë po kryhet asfaltim në dy segmente kryesore, një sipërfaqe prej 500 m² dhe një tjetër prej 300 m².

- Advertisement -

Sipas kryetarit Ganiu, ky është një investim i domosdoshëm që pritet të përmirësojë dukshëm qarkullimin dhe lëvizjen e përditshme të banorëve të zonës.

- Advertisement -

“Ky projekt është një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës lokale dhe është pjesë e planit tonë për ndërhyrje të ngjashme në rrugë e lagje të tjera, aty ku ka nevojë reale,” ka shkruar Ganiu.

Ai gjithashtu ka theksuar se Komuna e Çairit po punon çdo ditë për transformimin e saj, përmes veprave konkrete dhe me përgjegjësi institucionale.

Ky investim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të komunës për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull