Në një përpjekje të dëshpëruar për të krijuar një iluzion përkrahjeje, BDI po shpërndan anketa të falsifikuara me pretendimin se ka mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Por manipulimi është aq i dukshëm, saqë edhe vetë grafiku i publikuar tregon se BDI ka rejtim më të ulët se VLEN, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit është në zhdukje të plotë.
Kjo përpjekje e turpshme për të mashtruar opinionin publik vjen në një kohë kur të dhënat e vërteta tregojnë një panoramë krejt tjetër. Sot, UBO publikoi një anketë kredibile që tregon qartë epërsinë e koalicionit VLEN në disa komuna strategjike, si: Çairi, Tearca, Studeniçani dhe Dibra.
Këto rezultate konfirmojnë trendin e rënies së pandalshme të BDI-së dhe humbjen e besimit nga qytetarët shqiptarë, të cilët tashmë po e mbështesin alternativën e re politike VLEN, si një front i besueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Në vend që të përballet me të vërtetën dhe të reflektojë për 20 vite dështime, BDI zgjedh rrugën e manipulimeve dhe propagandës. Por qytetarët nuk mashtrohen më.