Saliu: Amendamenti i VLEN-it për shtesat e personave me aftësi të kufizuara miratohet në Komisionin për Financa dhe Buxhet

1 Min. Leximi

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, njoftoi sot se është miratuar amendamenti i propozuar nga ajo për ndarjen e 50 milion denarëve shtesë në Buxhetin e vitit 2025 për personat me aftësi të kufizuara.

Në një status të shpërndarë për publikun, Saliu theksoi se ky amendament është një hap konkret drejt mbështetjes së mbi 10,800 qytetarëve që përfitojnë nga kompensime të veçanta për aftësi të kufizuara intelektuale, trupore, si dhe dëmtime të plota të shikimit dhe dëgjimit.

- Advertisement -

“Kompensimet do të rriten nga 10 deri në 15%, në përputhje me rritjen e kostos së jetesës, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e jetesës për këta qytetarë”, tha Saliu.

Ajo theksoi se për VLEN-in dhe përfaqësuesit e saj, përfshirja sociale, dinjiteti dhe barazia janë prioritet i padiskutueshëm.

“Personat me aftësi të kufizuara nuk janë vetëm”, u shpreh deputetja, duke përmbyllur me një mesazh solidariteti dhe përkushtimi për një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull