Bardhi gati të nënshkruajë me një klub të ri në Turqi, kjo pritet të jetë paga e tij

1 Min. Leximi

Futbollisti Enis Bardhi është në rrugën e duhur për të zgjidhur të gjitha dilemat rreth të ardhmes së tij dhe për të nënshkruar kontratë me një klub të ri pas largimit nga Bodrumspor.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Klubet nga Spanja dhe Italia ishin të interesuara për shërbimet e kapitenit të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, por informacionet e fundit bëjnë të ditur se Bardhi do të qëndrojë në Turqi dhe pritet të veshë fanellën e Konyasporit.

Ky klub ka kohë që negocion me futbollistin shqiptar, ku raportohet se janë shumë afër marrëveshjes.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Mediat turke njoftojnë se Bardhi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Konyasporin, dhe paga e tij në klubin e ri do të jetë 500,000 euro në sezon.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull