Taravari: Bashkëpunimi me BDI-në, vendim strategjik dhe i konsultuar me anëtarësinë

1 Min. Leximi

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari konfirmoi se Aleanca për Shqiptarët është në bisedime me BDI-në për ndarjen e disa komunave në zgjedhjet lokale të tetorit, si Gostivar, Tearcë, Saraj, Vrapçisht dhe Studeniçan.

Qëllimi është të shmangen përplasjet dhe të ketë mbështetje të ndërsjellë për kandidatët shqiptarë.

- Advertisement -

“Ky nuk është bashkim me BDI-në, por një vendim i përkohshëm për të mbrojtur interesin kombëtar dhe përfaqësimin shqiptar,” u shpreh Taravari.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull