Ganiu: Vijon rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Dizhon – Investim prej 1.5 milion euro

1 Min. Leximi

Komunës së Çairit, Visar Ganiu, vizitoi sot nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Ferid Zairi”, si pjesë e projektit të madh për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Dizhon.

Ky projekt përfshin ndërhyrje në gjithsej 16 rrugë dhe ka një vlerë prej afro 1.5 milion euro, të financuar në tërësi nga fondet e Qeverisë përmes një granti të dedikuar.

Gjatë inspektimit në terren, Ganiu u shpreh i kënaqur me ritmin dhe cilësinë e punimeve që tashmë kanë nisur prej disa ditësh. Sipas tij, ky investim do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën bazë dhe do të ndikojë pozitivisht në jetën e përditshme të banorëve të lagjes Dizhon.

- Advertisement -

“Projekti garanton furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe një sistem efikas për menaxhimin e ujërave të ndotura, duke sjellë zhvillim të barabartë në çdo cep të Çairit,” tha kryetari Ganiu.

Punimet pritet të vazhdojnë në mënyrë intensive në javët në vijim, ndërsa autoritetet lokale kanë premtuar mbikëqyrje të vazhdueshme për të siguruar zbatim cilësor dhe në afat të projektit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull