BDI dhe Taravari në hall të madh, nis kontrolli i licencave për kanabisin mjekësor! Arrestime në horizont?

2 Min. Leximi

Qeveria pritet të nisë shumë shpejt shqyrtimin e thelluar të licencave të dhëna për përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore, pas një sërë skandalesh që kanë dalë në dritë me sasi të mëdha kanabisi që përfundojnë jo në spitale, por në treg të zi. Rasti më flagrant ishte kapja e mbi 100 kilogramëve kanabis në Strumicë.

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi publikisht se opinioni do të mësojë shumë shpejt se cilët ministra, nga cilat parti dhe cilave kompani u kanë dhënë licenca. Emrat pritet të jenë të njohur për opinionin sepse bëhet fjalë për ministra nga LSDM, BDI, krahu i Ziadin Selës dhe krahu i Arben Taravarit të Aleancës për Shqiptarët. “Opinioni do të dëgjon shumë gjëra se si ka vepruar Qeveria LSDM-BDI në pjesën e dhënie së licencave për përpunimin e kanabisit dhe si kanë vepruar ministrat e kësaj Qeverinë në Shëndetësi. Mos harroni se aty kishte ministra e LSDM-së, të BDI-së, të Aleancës krahu i Ziadin Selës dhe të Aleancës tjetër krahu i Arben Taravarit. Të gjitha do t’i dëgjon opinioni”, deklaroi Hristijan Mickoski.

- Advertisement -

Këta ish-ministra tani janë në opozitë, por gjurmët e tyre mbeten në çdo dosje të dhënies së licencave për kanabis. Dhe sipas burimeve qeveritare, prokuroria është duke hetuar disa raste konkrete ku licencat janë dhënë për kompani që më pas janë kapur duke shpërndarë drogë në tregun ilegal.
Për më tepër, pjesa më e madhe e industrisë ishte përqendruar në rajonet ku BDI kishte ndikim të drejtpërdrejtë, përfshirë rajonin e Pollogut. Nga 100 kompani të licencuara, disa u mbyllën, por të tjerat vazhduan aktivitetin e dyshimtë deri në ndërhyrjen e policisë.

A do të shkojë drejt burgut ndonjë nga ish-ministrat e opozitës shqiptare për këtë aferë? Hetimet do ta tregojnë, por një gjë është e qartë: opozita e tanishme në krye me BDI-në ka lënë pas një trashëgimi të errët në këtë industri që duhej të ishte humane dhe jo kriminale.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull