ASH fton në takim konsultativ kryetarët e degëve, kush do ta udhëheq?

1 Min. Leximi

Ndërkohë që kreu i partisë, Arben Taravari ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë për të takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, partia e tij, Aleanca për Shqiptarët fton kryetarët e degëve në një takim konsultativ.

Ashtu siç kupton portali 3shi.net nga burimet e saj, ky takim do të mbahet në ora 19:00.

- Advertisement -

Mbetet e panjohur pse ky takim i Aleancës për Shqiptarët po mbahet pikërisht në kohën kur Taravari ndodhet në Tiranë?! Ose nëse ky takim është ftuar apo jo nga Taravari?

Ndryshe, kujtojmë që vizita e Taravarit në Tiranë vjen si rezultat i qëndrimit të tij që ASH mos të koalicionon me BDI-në në lista të përbashkëta.

Nga ana tjetër ka zëra që Taravari veçse ka ndarë mendjen për t’iu bashkangjitur opozitës së bashkuar shqiptare LEN-it për ta sjellur ndryshimin e shumëpritur në skenën politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: , ,
Ndani këtë artikull