Fetai-Krasniqi: Po përgatisim institucionet për realitetin e ri të përfaqësimit të drejtë

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka zhvilluar sot një takim me zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Administratë, Muhamed Krasniqi, me fokus në zbatimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i miratuar së fundmi në Qeveri.

Fetai theksoi se Agjencia për Administratë është institucioni kyç për zbatimin e këtij ligji, me kapacitetet e nevojshme administrative dhe juridike për të garantuar përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve në administratën publike, në përputhje me përbërjen etnike të popullsisë.

- Advertisement -

“Ligji i jep Agjencisë funksionin e dizajnerit dhe mbikëqyrësit të politikave të punësimit”, tha Fetai, duke nënvizuar se përgatitja e institucioneve për këtë realitet të ri ka nisur dhe do të vijojë me përkushtim maksimal.

“Duke filluar me këtë takim dhe çdo ditë, çdo moment, në çdo institucion ne do të përcjellim mbarëvajtjen e procesit”, shtoi zëvendëskryeministri.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull