Tërmet në Maqedoninë e Veriu

1 Min. Leximi

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes stacioneve sizmologjike të instaluara në territorin e vendit dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematike në Shkup, ka regjistruar sot në mëngjes në orën 05:54 një tërmet me epiqendër në rajonin e Valandovës, rreth 120 kilometra në juglindje të Shkupit.

Tërmeti ka pasur një magnitudë lokale prej ML 3.3 sipas shkallës së Rihterit.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të deritanishme të observatorit, tërmeti është ndjerë në Valandovë dhe rrethinë me intensitet gradën IV sipas shkallës makrosizmike evropiane (EMS). (INA)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull