Sipas burimeve të portalit 3-shi.net, në kuadër të marrëveshjes mes Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe dy grupeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët, është vendosur që kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet lokale të jetë vetë kryetari i partisë, Arben Taravari.
Ky zhvillim vjen si një surprizë, pasi deri më tani në opinion qarkullonte emri i kryetarit aktual të komunës, Valbon Limani, si kandidat i mundshëm i Frontit Evropian për këtë komunë.
Emërimi i Taravarit shihet si përpjekje për të konsoliduar elektoratin dhe për të forcuar pozicionin politik të Frontit Evropian në këtë qytet kyç në zgjedhjet e ardhshme lokale. Zyrtarizimi i kandidaturës së tij pritet të bëhet në javët në vijim.