Skandal në Arsim – presion ndaj mësuesve për rritjen e notave në shkollat e Sarajit

2 Min. Leximi

Redaksia ZYRTARE.net ka pranuar një denoncim serioz nga një grup profesorësh, sipas të cilëve në disa shkolla fillore të Komunës së Sarajit po ushtrohet presion sistematik ndaj mësuesve për të ngritur artificialisht notat e nxënësve.

Sipas burimeve tona, ky presion nuk vjen si rezultat i ndonjë reforme arsimore apo përmirësimi real të performancës së nxënësve, por dyshohet se lidhet me përpjekje të strukturave lokale për të përmbushur kërkesat e prindërve, të cilat më pas mund të përkthehen në përfitime politike për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).

- Advertisement -

“Na kërkohet të mbyllim sytë dhe të vlerësojmë pa meritë, vetëm për të kënaqur kërkesa politike dhe për të ruajtur ndikimin mbi elektoratin,” – shprehet një nga mësuesit që zgjodhi të mbetet anonim për shkak të frikës nga ndëshkimi.

Denoncuesit paralajmërojnë se kjo praktikë jo vetëm që dëmton ndershmërinë e sistemit arsimor, por edhe ul vlerën e përpjekjeve të nxënësve që punojnë me përkushtim dhe nënvlerëson rolin profesional të mësuesve.

Redaksia ZYRTARE do të ndjekë nga afër këtë rast dhe u bën thirrje institucioneve kompetente, përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, që të ndërhyjnë menjëherë për të verifikuar akuzat dhe për të siguruar një proces arsimor të drejtë dhe të pandikuar politikisht.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull