Rusia paralajmëron SHBA-në të mos e ndihmojë ushtarakisht Izraelin kundër Iranit

1 Min. Leximi

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ka paralajmëruar të mërkurën se asistenca e drejtpërdrejtë ushtarake amerikane për Izraelin do të mund të destabilizonte radikalisht situatën në Lindje të Mesme, ku ka hyrë në ditën e gjashtë lufta ajrore ndërmjet Iranit dhe Izraelit, raporton Reuters.Në komente ndaras, shefi i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë (SVR), Sergei Naryshkin, është cituar të ketë thënë se situata ndërmjet Iranit dhe Izraelit aktualisht është kritike.Ryabkov ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër ndihmës së drejtpërdrejtë ushtarake Izraelit, ose shqyrtimin e “opsioneve spekualtive”, ka bërë të ditur agjencia ruse e lajmeve, Interfax.“Ky do të ishte një hap që do të destabilizonte radikalisht krejt situatën”, ka cituar të ketë thënë ai.Më herët, një burim i informuar me diskutimet e brendshme amerikane ka thënë se presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij po shqyrtojnë një mori opsionesh, përfshirë edhe bombardimet të përbashkëta ajrore me Izraelin kundër caqeve atomike të Iranit.Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull