Izet Mexhiti
Nëse dikush ende ka dilema mbi peshën politike të Çairit, le ta pyet Ali Ahmetin!
Kriza e prodhuar artificialisht me bërllogun, senzacionalizmi me ndërtimet, komunikatat e koordinuara nga press qendra e përbashkët e Danellës dhe BDI-së me seli në Saraj, fushata e egër që na terrorizoi këto javë – të gjitha paskan qenë pjesë e skenarit të menduar mirë për të mobilizuar anëtarësinë që sonte të mos dështojë festa e BDI-së në Çair.
E megjithatë, sonte në Çair dështuan, ashtu siç dështuan para një viti, ashtu siç do të dështojnë në tetor. Sepse Çairi nuk fal, Çairi nuk harron.
– Kur e quan Çairasin uzurpator dhe njeri joligjor, e ke kthyer atë në armikun tënd më të madh!
– Kur e lufton Çairasin me Danellën dhe Apasievin, e ke vulosur fijaskon tënde politike!
– Kur e kthen Çairin në sinonim të parendit dhe ndërkohë e helmon me bërllog, i ke çuar Çairasit peshë!
Sonte Çairasit ua dhanë përgjigjen më se të merituar të gjithë atyre që po i ofendojnë përçdo ditë në media: Çairi t’i fik dritat! Kështu festa e ditëlindjes të kthehet në terr. E ndoshta më mirë, që të vazhdosh festën me iluzionin se je uragan i pamposhtur, e në fakt ke ngelë me një grusht njerëzish të lidhur nga interesi apo frika nga drejtësia.
E kur jemi te drejtësia – pa marak, veting do të ketë, edhe drejtësi do të ketë!
P.S. Ditëlindjet e mëdha meritojnë manifestime glamuroze, me shumë lluks, drita dhe ekstravagancë. Nuk ka vend më të qëlluar për një shënim të tillë se te SORAVIA.
Urime!