Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2023. Ceremonia e shpalljes së më të mirëve është mbajtur të hënën mbrëma.
Xhaka ishte në konkurrencë me Manuel Akanjin dhe Zeki Amdounin, ndërsa u shpall më i miri për herë të dytë rresht.
Mesfushori shqiptar tashmë mban rekordin për më së shumti paraqitje për Zvicrën. Ka arritur në shifrën e 121 ndeshjeve.
“Pa përkrahjen e gruas sime, që më përkrah shumë, do të ishte e pamundur”, ka thënë Xhaka duke mbajtur trofeun në dorë.
Ai ka falënderuar edhe ekipin dhe stafin, ndërsa është shprehur i lumtur që u shpall më i miri.
Xhaka është shpallur Lojtari i Vitit edhe më 2017 dhe 2022