Vazhdon ‘telenovela’ në Kuvendin e Kosovës, dështon për herë të 21-të seanca e konstituimit

1 Min. Leximi

Ka dështuar sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Për herë të 21 deputetët janë mbledhur sërish, por nuk pati kuorum për të votuar Komisionin për votim të fshehtë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

53 deputetë votuan pro dhe një kundër. Seanca e ardhshme është caktuar për të martën në orën 11:00.

Në 13 përpjekjet e fundit seanca po dështon te pika e njëjtë, propozimi i kryesuesit Avni Dehari, që nga votimi i hapur të kalohet në votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Seanca e parë konstituive e legjislaturës së 9-të të Kuvendit të Kosovës u mbajt më 15 prill. Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit.

Por, Haxhiu nuk ka siguruar votat në gjashtë përpjekjet e para në votim të hapur dhe është propozuar të kthehet në votim të fshehtë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull