Autori pas sulmit në Shtëpinë e Bardhë: Doja të qëlloja zyrtarët e administratës Trump

1 Min. Leximi

I dyshuari për incidentin me të shtëna jashtë darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë mbrëmë u tha autoriteteve se synonte zyrtarë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu.

Duke cituar burime nga zbatimi i ligjit, CBS News raportoi se i dyshuari, i identifikuar si Cole Allen, e bëri këtë deklaratë pas arrestimit.

Burimet thanë se i dyshuari nuk e përmendi specifikisht presidentit Trump si objektiv, por iu referua në mënyrë të përgjithshme “zyrtarëve të administratës”.

Autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende publikisht motivin e të dyshuarit, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Incidenti ndodhi në hotelin Washington Hilton, ku po mbahej darka vjetore, duke çuar në evakuimin e presidentit Trump, zonjës së parë Melania Trump, zv/presidentit JD Vance dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull