RMV, në mesnatë do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës

1 Min. Leximi

Benzinat do të lirohen për gjysmë denari, ndërsa dizeli nga ana tjetër, nga mesnata do të shtrenjtohet për një denar, bëjnë të ditur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Me vendimin e ri të KRRE-së, derivati i dizelit do të jetë 73,5 denarë për litër, Eurosuper 95 do të jetë 76,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper 98 do të jetë 73,5 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra lehtë rritet për 1,5 denarë për litër, kështu që tani e tutje do të jetë 73,5 denarë për litër. Një kilogram mazut nga mesnata do të kushtojë 41,9 denarë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull