Zv/ministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili nga ASh-Taravari ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i zv/ministres.
Ismaili ka falënderuar kryeministrin Mickoski dhe Arben Taravarin për mundësinë e dhënë.
Njoftimi i plotë i Ismailit:
Të nderuar qytetarë, të dashur miq,

Sot dorëzova dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e Zëvendës Ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë ushtrimit të këtij funksioni kam qenë e udhëhequr nga përkushtimi institucional, transparenca dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe interesit shtetëror. Dorëheqja ime është rezultat i një vlerësimi të thelluar personal dhe profesional, duke besuar se ky është një hap i nevojshëm dhe në përputhje me bindjet e mia.
Dua të shpreh mirënjohjen time për Kryeministrin z. Hristijan Mickoski për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e një ekipi që ka bartur përgjegjësi të rëndësishme në një periudhë të ndjeshme për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
Gjithashtu, një falënderim i veçantë shkon për Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, për mbështetjen dhe besimin që më dha për të përfaqësuar denjësisht partinë dhe shoqërin tonë në këtë funksion të lartë.
Mbështetja për institucionet dhe kontributi në shërbim të interesit publik do të mbeten gjithmonë prioritet i imi, pavarësisht pozitave që mbaj.
Me respekt të thellë,
Elfet Ismaili
Zëvendës Ministre e Mbrojtjes
19.05.2025