Pas dorëheqjes së deputetit Salim Sulejmani nga ASH-Taravari, VLEN ka reaguar duke e cilësuar këtë veprim si “akti më i lartë moral që meriton çdo respekt”. Në reagimin e tyre, VLEN thekson se veprimet e fundit të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, po dëmtojnë thellë partinë dhe po shkaktojnë valë dorëheqjesh.
“Sikurse deputeti Sulejmani janë të mendimit pjesa dërrmuese e strukturës së Aleancës për Shqiptarët dhe dorëheqjet kanë filluar të shfaqen në mënyrë masive, kjo sepse votuesi i ASH-së nuk e gëlltit vajtjen në prehrin e Ali Ahmetit vetëm për shkak të pazareve të Taravarit.”, thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, strukturat e ASH-së nuk po e pranojnë këtë vendim dhe qytetarët shqiptarë “nuk janë mjete për pazare të ulëta”.
VLEN thekson se Taravari “në më pak se dy vite e dëmtoi aq shumë këtë subjekt, sa nuk ka dëmtuar asnjë parti oponente”, duke shtuar se ai “do të përfundojë i vetëm në prehrin e Ali Ahmetit”.