Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

Përditësimi i fundit: 2025/05/16 at 9:24 AM
Publikuar May 16, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Takimi i së enjtes mes Presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve të partive, ka përfunduar pa ndonjë rezultat. Liderët partiakë thanë nuk është gjetur rrugëdalje për ngërçin e krijuar tash e një muaj. Ndërkohë presidentja Osmani tha se “ekziston një disponim minimal”, për të cilin tha është e bindur se do të rritet me kalimin e kohës. I vetmi që deri më tani nuk është deklaruar për takimin është kryeministri në detyrë dhe kreu i VV-së, Albin Kurti, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Presidentja Osmani paralajmëroi se duke filluar nga java e ardhshme, mund t’i takojë edhe ndaras secilin lider nëse ka nevojë. Osmani po ashtu tha se mund ta çojë këtë çështje në Kushtetuese, por se aktualisht do të presin. Ajo tha se këtë e ka përmendur edhe në takim dhe se s’ka pasur kundërshtim për këtë.

- Reklamim -

“Kam shprehur gatishmërinë pas diskutimeve që të shohim rrugën përpara në qoftë se është e nevojshme, mirëpo për momentin mendoj që duhet të vazhdojnë përpjekjet për krijim me vetë vullnetin e partive, Nëse zvarritet shumë, janë disa opsione. Një opsion është vetë deputetët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Mënyra tjetër është që unë si president ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ajo.

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, u shpreh pesimist se kreu i VV’së do të ndërrojë qëndrim. Sipas tij, Kurti po e mban peng shtetin.

“Fatkeqësisht jemi në situatën e njëjtë por duhet ta shohim këtë situatë si një hap para. Kjo qasje autoritare e VV-së vazhdon pa e pasë shumicën ne e kemi obligim të bëjmë çmos për të gjetë një zgjidhje. S’ka risi, nuk jam aspak optimist që Kurti do të ndërrojë qëndrim. Ai nuk ka vota për komision, as kryetare, e as për kryeministër. Duke mos i pasë votat, po e mban peng krejt shtetin. Siç po shihet nuk ka tym të bardhë”, deklaroi Krasniqi.

Për kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun, Kurti në këtë takim ka treguar se s’ka interesim për zhbllokim të situatës.

“Partitë qëndruan në pozicionet paraprake që nënkupton se nuk ka iniciativë që do ta zhbllokojë gjendjen e tanishme. Siç e pashë në takim, nga partia e parë nuk ka brengë, as urgjencë që kjo çështje të zgjidhet sa më pare”, deklaroi Abdixhiku.

Ai tha se para Presidentes dhe krerëve të partive ka prezantuar propozimin e tij për qeveri të tranizionit. Sipas tij, Osmani duhet që ta shqyrtojë sa më parë dërgimin e kësaj çështje në Kushtetuese.

“Në takim e kam elaboruar idenë e një qeverie të unitetit. Insistimi pa shumicë parlamentare, sjell ngërç politik. Nuk jemi të interesuar që në situatën e tanishme të vazhdojmë cirkun e 48 orëve. Është mirë që presidentja të shqyrtojë që sa më parë të shqyrtojë dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese. Ne kishim një plan përpara, dy partitë e tjera kishin mirëkuptim, por jo edhe e para”, tha Abdixhiku para mediave”, tha Abdixhiku.

Deklaratë para gazetarëve dha edhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj. Ai tha se kandidati për kryetar kuvendi duhet “një person unifikues në mënyrë që të kalojmë në etapën tjetër edhe kuptohet e kemi mirëpritur këtë mundësi të bisedës me presidenten”.

“Kemi dhënë idenë tonë. Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme, për herë të 16-të nuk ka arritur të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Hapat për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit kanë nisur më 15 prill, saktësisht një muaj më parë.

Tashmë janë bërë mbi tre muaj kur Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare, në të cilat Vetëvendosje doli partia e parë, e pasuar nga PDK, LDK dhe AAK-NISMA./Reporteri.net/

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 16 Maj, 2025 May 16, 2025
Artikulli i mëparshëm MASH do t’i mbulojë shpenzimet për pjesëmarrjen e nxënësve në olimpiadat shkencore ndërkombëtare
Artikulli tjetër Mickoski: Qytetarët po jetojnë vështirë, por shpresa po rikthehet

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Çerdhet në Likovë, Haraçinë dhe Çair, Limani: Nuk e di pse nuk hapen, ka dy muaj që i kam nënshkruar pëlqimet

    3shi.net February 20, 2025
    Kuvend/ E Majta propozon inspektorat për përdorimin e stemës, flamurit, himnit dhe flamujve të bashkësive
    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën
    Shteti europian që po paralajmëron qytetarët: “Bëhuni gati për luftë!”
    Shkupi më i shtrenjtë se Prishtina, më i lirë se Tirana dhe Beogradi, publikohet lista e qyteteve më të shtrenjta në botë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?