Mustafa Veseli ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kritikon ashpër prapaskenat politike dhe thekson se politika duhet të bazohet në ideale dhe jo në pazare për poste.
“Tregun mund ta bësh, por bazën je duke e humbur; politika nuk është vetëm interes por edhe në radhë të parë ideal”, shkruan Veseli, duke u distancuar nga kalkulimet e momentit në skenën lokale.
Ai ka paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhjet komunale të vitit 2025, me synimin për të sjellë një vizion të ri për komunën e Likovës, që ai e quan “Komuna evropiane 2025–2033”.
“Vazhdojmë me program, fushatë dhe afër njerëzve – jo për interesa personale, por për dertin e këtij populli”, përfundon Veseli.