Bazuar në treguesit fillestarë, janë reale gjasat që rritja ekonomike e vendit në tremujorin e parë të jetë midis 3,5 dhe 4 për qind dhe të jemi një nga më të mirët në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në panelin e parë të Samitit “Maqedonia 2025” i cili mbahet në Shkup duke filluar nga sot.
Sipas tij, nëse situata në ekonominë evropiane, veçanërisht në industrinë e automobilave, përmirësohet, atëherë ka gjasa për performancë edhe më të lartë që do të sillet midis pesë dhe gjashtë për qind.
“Unë pres që të përmbushet parashikimi i Ministrisë së Financave për rritje mes 3,5 deri 4 për qind në vitin 2025, që do të jetë një ndër më të mirat në Europë, por edhe në rrethana normale nëse do të zhvillohej ekonomia europiane, kjo do të ishte ekuivalent i rritjes më shumë se 6 për qind. Kështu që, kjo do të ishte gjëja pozitive për të cilën nëse duhet të japë përgjigje, do të jepja përgjigje”, tha Mickoski.