Shkolla fillore “Liria” feston 80-vjetorin mes emocioneve dhe krenarisë

2 Min. Leximi

Me një ceremoni solemne dhe program artistik mbresëlënës, u shënua 80-vjetori i Shkollës Fillore “Liria” në Çair. Kryetari i Komunës, Visar Ganiu, njëherësh edhe ish-nxënës i kësaj shkolle, shprehu emocionin dhe krenarinë për këtë përvjetor, duke vlerësuar përkushtimin e drejtoreshës Teuta Idrizi dhe stafit arsimor. Në ngjarje morën pjesë figura të rëndësishme institucionale, përfshirë zyrtarë të lartë të arsimit dhe deputetë, të cilët nderuan këtë vatër të dijes e traditës arsimore.
Postimi i plotë:

Me një program të mrekullueshëm artistik, emocione të forta dhe duartrokitje të pandërprera, sot u shënua 80-vjetori i Shkollës Fillore “Liria” – një festë e dijes dhe kujtimeve për një nga shkollat më të dashura dhe më të vjetra në Çair.

- Advertisement -

Si kryetar i Komunës dhe ish-nxënës i kësaj shkolle, përjetova një emocion të veçantë teksa u riktheva aty ku nisi rrugëtimi im drejt dijes – me ndjenjë krenarie dhe mirënjohjeje të thellë.

Pritja e ngrohtë dhe organizimi dinjitoz u drejtuan nga drejtoresha e shkollës, znj. Teuta Idrizi, e cila me përkushtim të vazhdueshëm udhëheq këtë institucion që ndër vite ka qenë vatër e dijes dhe vlerave arsimore.

Në këtë ditë të veçantë, me praninë e tyre nderuan edhe zëvendësministri i Arsimit, z. Lulzim Aliu, zëvendësministrja e Transportit, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëdhënësja e Qeverisë, znj. Venera Azizi, deputetet Merita Koxhaxhiku dhe Feride Haxhiu, si dhe shumë arsimtarë, prindër dhe nxënës.

Shkolla “Liria” është një simbol i qëndrueshëm i dijes dhe përkushtimit në komunitetin tonë. Gëzuar 80-vjetorin

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull