Azizi shpërthen ndaj Taravarit: Servilizëm, hipokrizi dhe devijim nga kauza

2 Min. Leximi

Deputeti Adnan Azizi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, duke e akuzuar për servilizëm ndaj kryeministrit Mickoski dhe për hipokrizi politike. Azizi theksoi se Taravari u përpoq të mbante njëkohësisht lidhje me Qeverinë, VLEN-in dhe BDI-në, gjë që sipas tij është e papranueshme. Ai vlerësoi lart aktivistët e ASH-së dhe VLEN-it për qëndrueshmërinë kundër BDI-së dhe i ftoi të vazhdojnë së bashku betejën për ndryshim politik.

Postimi i plotë:
Rezili të bën rezil, servili të bën servil!

- Advertisement -

Nuk ka pasur njeri që i është servilosur më shumë kryeministrit! Çdo fjalë që nxirrte ishte lavd për Mickoskin nga “ kam raporte të shkëlqyera” deri te deklarata se “70% e qytetarëve janë të kënaqur me Mickovskin”!
Mendoi se me këso servilizmi do të mbetej edhe në Qeveri edhe me BDI. Por kur s’i dolën hesapet, u kthye prapa dhe nisi të predikojë moral! Hipokrizi që të vjell shpirtin!
Politika bëri njërit me një sy, e tjetrit “ti je më i miri” nuk pi ujë! Do edhe në Qeveri, edhe me VLEN, edhe t’i bësh temena Aliut?! Nuk shkon! Siç thotë populli, me një dorë s’mbahen tre bostana!

- Advertisement -

Respekt pa kufi për aktivistët e ASH-së!
Për 22 vite qëndruat besnikë dhe stoikë kundër BDI-së. Nuk ka asnjë dyshim se një meritë të jashtëzakonshme për ndryshimin e sotëm e kanë aktivistët e VLEN-it, por po aq të vlerësuar janë edhe ata të ASH-së që me dekada nuk e kanë ndalur kurrë luftën kundër krimit, korrupsionit….
Ju bashkë me VLEN-in sollët rotacionin dhe i hapët rrugë ndryshimit politik!

Sa herë që kryetari devijoi nga rruga, sa herë që ndryshoi qasje, ju aktivistë nuk heshtët!
I thatë qartë “Ti ec në rrugën tënde, ne nuk bëhemi bashkë me BDI-në në asnjë rrethanë!”
Ndaj sot, me zemër të hapur dhe bindje të thellë, u bëj thirrje të gjithë aktivistëve të ndershëm dhe të sinqertë. Eja ta ndajmë bashkë këtë meritë dhe ta çojmë përpara betejën që e nisëm bashkë!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull