Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, vazhdon të mos reflektojë, duke u rreshtuar hapur në vijën ideologjike të Tim Shkupit, një figurë e vetëshpallur si “imam i shqiptarëve”, i njohur për qëndrime kontroverse dhe përpjekje për të ngatërruar kombin me fenë në diskursin publik.
Në një event partiak të mbajtur sot, Ahmeti ka përsëritur sërish një thirrje të vjetër, duke deklaruar:
“Pashko Vasë Shkodrani ishte kundër përçarjes fetare mes shqiptarëve. Ai na kujton se ‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’, dhe sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet kombëtar!”
Kjo deklaratë, që buron nga një kontekst historik i rëndësishëm, përdoret nga Ahmeti për të nxitur një narrativë që gjithnjë e më shumë shihet si përpjekje për të mbuluar krizën e legjitimitetit brenda partisë së tij dhe për ta kthyer vëmendjen nga dështimet politike drejt emocioneve kombëtare.