Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka komentuar për herë të parë zhvillimin më të fundit në kampin shqiptar, konkretisht, shkrirjen e partive të koalicionit VLEN në një subjekt të vetëm politik, raporton ZYRTARE.net
“Nuk e di si na shohin ata. Unë gëzohem që u bashkuan ata në një parti, uroj që të bëjnë rezultate sa më të mira”, deklaroi Taravari me një ton pajtues dhe mbështetës.
Duke folur për pozicionin e Aleancës për Shqiptarët, Taravari theksoi qartësisht se partia e tij do të garojë më vete në zgjedhjet e ardhshme.
“Ne e kemi thënë: dalim me lista të veçanta dhe me shumë gjasë edhe me kandidat të veçantë”, sqaroi ai./ZYRTARE.net/