Nga data 1 maj, rikthehet në funksion marrëveshja për lëvizje të lirë në mes të pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, e cila kishte pushuar së zbatuari që nga 1 marsi.
Me rikthimin e kësaj marrëveshjeje, udhëtarët nuk do t’i nënshtrohen më kontrolleve kufitare në hyrje dhe dalje mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në këtë zonë.
Ndërkohë, gjatë fundjavës, pika kufitare e Morinës ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh. Sipas të dhënave të fundit nga Dogana e Morinës, deri në mesditën e së shtunës në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 4,291 shtetas dhe 2,036 mjete, raporton RTSH.
Në dalje, janë regjistruar gjithsej 3,834 shtetas dhe 1,967 mjete.