Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit do të largohet nga Qeveria, pas largimit nga koalicionit VLEN.
Në një pronocim për gazetën LAJM, Mexhiti, tha se Taravari devijoi nga qëllimi i VLEN-it për sjell ndryshimin në kampin politik shqiptarë dhe u nisi bashkëpunim me BDI-në.
“Atë çështje do ta shohim. Por, është çështje tjetër kur je i pakënaqur me politikat e Qeverisë, kur e sheh pas gjithë asaj beteje që e kemi bërë, kur i kemi fituar 107 mijë vota te qytetarët, si votë për ndryshim, votë për pluralizëm, demokraci në kampin shqiptar dhe pas krejt kësaj të bashkëpunosh me këtë BDI sot, mendoj që nuk ka të bëjë me realitetin. Është devijim prej asaj për të cilën e kemi kërkuar votën. Është çështje që z.Taravari duhet ta sqarojë para strukturave të tij, para opinionit, por në momentin që bashkëpunon me BDI-në është mirë të mos e fsheh këtë bashkëpunim, ta bëjë publik dhe të jetë bashkë me BDI-në”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.