Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se ALbin Kurti ka dhënë tri herë dorëheqje.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se radha është e atyre që e refuzojnë mandatin, shkruan Reporteri.net.
“Kryeministri ka dhën tri herë dorëheqje. Tash është radha e atyre që e refuzuan mandatin”, ka shkruar ai.
Kurse, kur është pyetur para seancës konstituive nga gazetarët nëse i kanë votat për votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.
Peci, iu drejtua gazetarëve duke i thënë numrat për çka?
Ai tutje tha se deputetët duhet të respektojnë besimin e qytetarëve ose të tërhiqen.
“Të gjithë ata që janë deputetë duhet ta pranojnë besimin qytetar, që e kanë marrë. Ata që nuk e pranojnë, le të heqin dorë,” tha Peci.
Ai shtoi se KQZ-ja mund të zëvendësojë deputetët që nuk marrin pjesë, me kandidatë të tjerë nga e njëjta parti, të cilët, sipas tij, kanë përgatitje më të mirë parlamentare. /Reporteri.net/.