Haraçina zgjedh Komisionin për Emërtimin e Rrugëve, Beqiri: Hap i rëndësishëm për një komunë më funksionale

1 Min. Leximi

Kryetari i komunës së Haraçinës, Daut Beqiri ka njoftuar se në seancën e Këshillit Komunal është zgjedhur Komisioni për Emërtimin e Rrugëve.
“Një hap i rëndësishëm drejt rregullimit dhe adresimit të rrugëve në komunën tonë.
Ky komision do të punojë në përgatitjen e propozimeve që do të pasqyrojnë historinë, kulturën dhe vlerat e vendit tonë, duke kontribuar në një komunë më të organizuar dhe më funksionale për të gjithë qytetarët.
Anëtarëve të komisionit u uroj punë të mbarë dhe sukses në kryerjen e kësaj përgjegjësie të rëndësishme”, ka shkruar Beqiri.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull