Deputeti i VV-së: Çdo gjë është e mundshme me 15 prill, afati po ngushtohet

1 Min. Leximi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka deklaruar se do të jetë prezent në Kuvend dhe do të përmbushë obligimet e tij ligjore si deputet.

‘’Unë do të jem prezent në Kuvend dhe do e kryej obligimin tim’’ tha ai.

- Advertisement -

Ai theksoi se mundësitë për zhvillime të reja janë të hapura, duke shtuar se pas votimit të kryeparlamentarit dhe të kryesisë, çdo gjë mund të ndodhë.

- Advertisement -

‘’Mundësitë mund të jeni. Çdo gjë është e mundshme. Pas votimit të kryeparlamentarit, dhe kryesisë çdo gjë është e mundshme me ndodhë’’ u shpreh ai per Frontonline

Zyba theksoi se afatet për veprim janë ngushtuar dhe situata mund të marrë kthesa të ndryshme.

‘’Po ngushtohet çdo afat i mundshëm’’ deklaroi ai.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull