Përfaqësuesit e Lidhjes së Sindikatave (LSM) sot pasdite janë në mbledhje në Qeveri. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov njofton se sot kanë marrë thirrje nga Qeveria që të mbajnë mbledhje në orën 12:00 dhe, siç tha ai, do ta pyesë Qeverinë se sa do të presin punëtorët për rritje të pagave.
Ai njofton se nuk ka informacione se për çka do të bisedojnë saktësisht në takim.
“Nga Qeveria na është thirrur se duhet të mbajmë një mbledhje në orën 12:00. LSM erdhi sot për të pyetur Qeverinë se sa do të presin punëtorët për rritjen e pagave. Shoh që në Qeveri do të jenë edhe kolegë nga sindikatat e tjera, të cilët ikën nga kamerat. Le t’i theksojmë Qeverisë se nëse nuk rriten pagat, një numër i madh punëtorësh do të duhet të mbijetojnë me pagën minimale. Pas takimit, ndoshta do të kemi më shumë informacione”, tha Trendafilov.