Koalicioni Vakat i gatshëm të bashkëpunojë për formimin e qeverisë së re

1 Min. Leximi

Përfaqësuesi i Koalicionit Vakat, Rasim Demiri, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka thënë para mediave se është i gatshëm për bashkëpunim sa i përket formimit të qeverisë së re.

“Sot kemi pasur një takim të rëndësishëm, kemi biseduar shumë gjëra. Edhe kryeministri ka gatishmëri, edhe ne kemi gatishmëri për formimin e institucioneve dhe Qeverinë e Kosovës. Më shumë sot bisedimet kanë qenë për më tutje për bashkëpunim”, tha ai.

- Advertisement -

Demiri ndër të tjerash foli edhe për komunën e Reçanit, e që thotë se nëse kjo komunë bëhet, ai do të jetë kandidati për kryetar.

- Advertisement -

“Kemi folur më shumë për disa gjëra që janë shumë të rëndësishme për komunitetin boshnjak. Për shembull, kur është në pyetje Komuna e Boshnjakëve. Ata që duhet të flasim për Komunën e Reçanit jemi ne dhe nëse do të bëhet komuna, unë jam ai që mund të jem edhe kandidat për kryetar për këtë komunë”, potencon ai. /21Media

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull