Shabani: Fronti Evropian nuk ekziston, nuk ka as koordinim e as takime!

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Vrapçishtes, Isen Shabani, në intervistë për Alsat tha se Fronti Evropian është shuar përshkak të mungesës së takimeve e koordinimeve brenda subjekteve politike që e përbëjnë këtë front.

“Mënyra e funksionimit brenda Frontit Evropian nuk e di në fakt a mund ta quaj Front sepse ky front nuk ekziston nuk është që ka një harmonizim apo koordinim. Në fillim të krijimit të këtij Fronti ideja ka qenë shumë e madhe. Por, gjatë periudhës një vjeçare nuk është diskutuar asnjë pikë për atë si kemi ecur si Front çdo subjekt vepron në mënyrën e vet. Pra, nuk ka aspak koordinim brenda Frontit Evropian”, tha Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapçishtit.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull