Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Osmani: Vendimin nëse do të garoj për mandatin e dytë do ta marr bazuar në interesin e Kosovës

Përditësimi i fundit: 2025/03/21 at 10:58 PM
Publikuar March 21, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do ta marrë “vetëm duke pasur parasysh interesin” e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Mandati pesëvjeçar i presidentes Osmani përfundon më 7 prill të vitit 2026.

- Reklamim -

“Nga viti i ardhshëm do të diskutojmë për këtë çështje. Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam punuar gjithmonë duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim imi politik nuk është bazuar në kalkulime për atë se ku do të jem unë, por vetëm se ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj”, tha Osmani për media në Prishtinë.

Njohësit e çështjeve politike kanë thënë se koalicionet eventuale pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, mund ta përfshijnë edhe çështjen e pozitës së presidentit të Kosovës.

Posti i presidentit të Kosovës është kryesisht ceremonial, por luan rol udhëheqës në politikën e jashtme dhe si komandant i forcave të armatosura.

Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane tha se, në rast se partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje do ta formojë qeverinë e re me ndonjë nga partitë opozitare shqiptare, atëherë çështja e postit të presidentit të Kosovës do të jetë në tavolinën e “pazareve politike”.

Osmani e mori mandatin më 4 prill të vitit 2021, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Me partinë e saj Guxo, që ka qenë në listë të përbashkët me Vetëvendosjen, Osmani ishte personi më i votuar në ato zgjedhje, me mbi 300 mijë vota.

Ajo u zgjodh presidente nga Kuvendi i Kosovës në rundin e tretë të votimit, pasi mori 71 vota nga 82 deputetë sa ishin të pranishëm në seancën e zgjedhjes së saj.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës nuk mund t’i mbajë më shumë se dy mandate.

Zgjedhjen e presidentit, Kuvendi i Kosovës duhet ta votojë me dy të tretat e votave të 120 deputetëve sa i ka gjithsej.

Në rast se kandidati për president nuk i merr këto vota në dy rundet e para, në rundin e tretë zgjidhet me votat e gjysmës së deputetëve./REL

TOP Lajmet

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Shtip dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Turqia
Lajme
SOKOLI: E vërteta për rastin e Kumanovës, kush e organizoi?
Lajme
Sela fton deputerët e Taravarit të rikthehen në shtëpi: Ata e panë gënjeshtrën dhe degradimin, me mua kishin peshë dhe mbështetje
Lajme
Drejt dështimit të 13-të
Bota dhe Rajoni
VLEN: 9 dhe 10 maji ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin
Lajme Politikë
10 vjet nga “Lagjja e Trimave”
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 21 Mars, 2025 March 21, 2025
Artikulli i mëparshëm Komuna e Prishtinës ka shtruar iftar të përbashkët në Katedrale
Artikulli tjetër Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe deputeti, Bekim Sali mirëpritën drejtuesit e Fondacionit Rumeli

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Bekim Sali: Në Çair ne do ta festojmë fitoren, ata në Shutkë do e mbajnë burgun

    3shi.net March 25, 2024
    Gashi: Interpelancat ndaj pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor në seancë parlamentare në gjysmën e parë të marsit
    Duraku: Ne jemi ata që kemi legjitimitetin tek shqiptarët, kemi fitore të pastër në gjitha komunat shqiptare
    Gaza, çifti palestinez që u martua dy ditë më parë, vritet në sulmin izraelit
    Finale e parakohshme për organizatorët, Nigeria “peshkon” Kamerunin
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Merz nga Brukseli: Gjermania do të mbështesë të gjithë, paralajmëron Rusinë për sanksione të tjera

    May 9, 2025
    Lajme

    Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Shtip dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Turqia

    May 9, 2025
    Lajme

    SOKOLI: E vërteta për rastin e Kumanovës, kush e organizoi?

    May 9, 2025
    Lajme

    Sela fton deputerët e Taravarit të rikthehen në shtëpi: Ata e panë gënjeshtrën dhe degradimin, me mua kishin peshë dhe mbështetje

    May 9, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Drejt dështimit të 13-të

    May 9, 2025
    LajmePolitikë

    VLEN: 9 dhe 10 maji ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin

    May 9, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?