Amir Shabani


Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar në Tiranë një marrëveshje trepalëshe në sektorin e mbrojtjes, duke formuar një aleancë ushtarake.
Në kuadër të rrethanave të reja gjeopolitike dhe rritjes së rrezikut të sigurisë në Evropën Juglindore, ministrat e mbrojtjes të tre vendeve – Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, nënshkruan në Tiranë një Deklaratë që forcon bashkëpunimin trepalësh dhe forcon aleancën e këtyre vendeve, duke pasur parasysh se janë jashtëzakonisht të interesuar për stabilitetin dhe sigurinë në atë pjesë të Evropës, veçanërisht në Kosovë.
Pakti rrit bashkëpunimin ushtarak, operacionet e përbashkëta dhe trajnimin midis forcave të tyre. Është e hapur mundësia që shtetet e tjera anëtare të aderojnë në këtë marrëveshje. Deklarata e përbashkët trepalëshe thekson rëndësinë e përgjigjeve të përbashkëta ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të kërcënojnë stabilitetin rajonal. Deklarata përfshin promovimin e aftësive mbrojtëse dhe bashkëpunimin e industrive të mbrojtjes, forcimin e ndërveprimit nëpërmjet edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve, shtypjen e kërcënimeve hibride dhe mbështetjen e plotë për integrimin euroatlantik.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë tha se vendet e tjera janë të interesuara për t’u bashkuar me aleancën e tyre dhe se bashkëpunimi në siguri me qëllim të arritjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, do thellohet dhe se kjo konsiderohet një mbështetje e fuqishme për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO.
Mirëpo, vendi i vetëm në rajon që e kundërshton këtë aleancë është Serbia, e cila e ka quajtur provokim të hapur duke e përshkruar aleancën si një “strategji që synon izolimin e Serbisë”. Madje dhkon edhe më tej, se Shqipëria është dashur të konsultohet paraprakisht me Beogradin zyrtar.
Ky pakt trilateral mund t’i shtojë tensionet në Ballkanin Perëndimor, pasi Serbia vazhdon të sfidojë partneritetet ndërkombëtare të mbrojtjes së Kosovës, por Shqipëria dhe Kroacia shtyjnë për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak brenda rajonit dhe se zhvillimet e tilla janë dëshmi e parandalimit të konfliktit të pandërprerë qoftë diplomatik apo ushtarak nga autoritetet serbe në rajon.