Modestia e Taravarit: Në udhëtim zyrtar me fluturim ekonomik

1 Min. Leximi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe njëherit Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka zgjedhur një mënyrë modeste për të realizuar udhëtimet e tij zyrtare.

Siç mëson Zyrtare, gjatë udhëtimit të tij të fundit zyrtar për punë në Sllovaki , Taravari ka shfrytëzuar fluturimin e klasit të ulët, duke vendosur të udhëtojë me fluturim ekonomik.

- Advertisement -

Ky veprim vjen në një kohë kur shumë politikanë zgjedhin klasat e shtrenjta të udhëtimit për udhëtime zyrtare. Taravari, përkundrazi, edhe disa herë ka theksuar se është i fokusuar në menaxhimin e përgjegjshëm të fondeve dhe dëshiron të shërbejë si shembull i përmbajtur për kolegët e tij. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e transparencës në administrimin e resurseve publike.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull