Mickoski: BDI-së nuk i intereson as gjuha e as interpelanca ndaj gjykatësve, por fshehja e krimit

2 Min. Leximi

Pas paralajmërimit të BDI-së për interpelancë ndaj gjykatësve kushtetues, kryeministri Hristijan Mickoski tha se qëllimi i vërtetë i BDI-së është ta mbulojë krimin e saj. Sipas tij, BDI-së nuk i intereson as çështja e gjuhës e as interpelanca ndaj gjykatësve kushtetues.

“BDI-ja ka më së paku interesim për gjuhën dhe çdo gjë tjetër, duke përfshirë edhe gjykatësit kushtetues. Ata kanë frikë për kapitalin e tyre të fituar në mënyrë kriminale dhe për dyshimet e bazuara për krimet që ndodhën vitet e fundit, sidomos dy vitet e fundit, sepse në këtë mënyrë të egër kriminale me të cilën ndryshuan kodin penal, për fat të keq i dhanë vetes amnisti për krimet e së kaluarës dhe fatkeqësisht nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër.

- Advertisement -

Sipas Frontit Evropian, nëse ka logjikë të kërkohet interpelancë për një anëtar të një këshilli gjyqësor, atëherë ka logjikë të kërkohet interpelancë edhe për gjykatës kushtetues.

- Advertisement -

“Me këtë logjikë thamë se është e mundur që ne si grup parlamentar të bëjmë interpelancë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, sepse sipas nesh ka tendenca për të hequr disa dispozita nga ligji për përdorimin e gjuhëve, që natyrisht nënkupton shfuqizimin e ligjit për gjuhët, sepse kemi thënë disa herë që ai ligj është rezultat i marrëveshjeve politike, si rezultat i një procesi shumë serioz dhe çdo lëvizje drejt atij ligji nënkupton eliminim të procesit dhe ligjit”, u shpreh Elmi Aziri – Fronti Evropian.

Këtë të premte, Gjykata Kushtetuese pritet të informojë gazetarët për veprimet e mëtutjeshme lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhëve. /Alsat.mk

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull