Valbon Limani priti Arsimtarët Veteranë për 7 Mars: “Drita e tyre mbetet e fortë përgjithmonë”


Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka pritur tradicionalisht Arsimtarët Veteranë me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.
“I lumtur që të vazhdoj traditën e pritjes për 7 Mars të Arsimtarëve Veteranë! Drita e tyre është njësoj e fortë dhe sytë e tyre janë plot dashuri e përkushtim përgjithnjë! Gëzuar 7 Marsin dhe faleminderit!” – ka shkruar Limani në një postim dedikuar kësaj dite të rëndësishme.
Kryetari Limani ka vlerësuar kontributin e pazëvendësueshëm të mësuesve veteranë në edukimin e brezave dhe ka theksuar rëndësinë e respektit të vazhdueshëm për ta.