Mexhiti takohet me Hakan Fidanin: Fokusi i bisedës ishte te ekonomia dhe investimet

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Izet Mexhiti, në vizitën e tij në Turqi u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, që siç tha, riafirmuam partneritetin e fortë midis dy vendeve. Mexhiti tha se gjatë këtij takimi u bisedua për për zgjerimin e bashkëpunimit, por bëri të ditur, se theks të veçantë pati ekonomia dhe investimet

“Gjatë vizitës zyrtare në Stamboll, zhvillova një takim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, ku riafirmuam partneritetin e fortë midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

- Advertisement -

Në qendër të bisedës ishte zgjerimi i bashkëpunimit në fusha kyçe, me fokus të veçantë te ekonomia dhe investimet.

- Advertisement -

Diskutuam për hapa konkretë që do të forcojnë lidhjet tregtare dhe do të nxisin projekte strategjike mes dy vendeve. Po ashtu, vlerësuam Deklaratën e nënshkruar në Stamboll për Këshillin e Nivelit të Lartë për Bashkëpunim si një gur themeli për një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, tha Mexhiti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull