Nga votimet e diasporës në Hamburg shumicë të madhe të votave ka marrë Lëvizja Vetëvendosja: përkatësisht 189 vota nga 236 vota.
Partia Demokratike i ka marrë 17 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 16. Kurse dy herë është votuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
LVV njëjtë prin edhe në konsullatën e Kosovës në Bernë. Nga 384 vota ka marrë 301, PDK ka marrë 22 vota, LDK 36 dhe AAK 1.
Kurse nga gjithsej 385 votues në konsullatën e Kosovës në Norvegji, Lëvizja Vetëvendosjes del t’i ketë marrë 351 vota – shumicën dërrmuese të tyre.
Në këtë konsullatë, PDK-ja ka marrë 15 vota ndërsa LDK-ja 12.

