Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se ka marrë pjesë në takimin joformal të Këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së (GAK), me Ministrat për Çështje Evropiane të BE-së dhe të vendeve kandidate.
“Në kohë kur kërcënimet hibride po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, mbrojtja jonë e përbashkët medoemos të jetë edhe më e fuqishme.
Sot, në Varshavë, bisedova me kolegë nga BE-ja dhe vendet aspirantë për atë se si të ndërtojmë demokraci më rezistuese. Maqedonia e Veriut tanimë ndërmori hapa konkrete – përforcimi i sigurisë kibernetike, lufta kundër dezinformimeve dhe mbrojtja e institucioneve demokratike.
BE nuk është vetëm qëllim – është partneri ynë strategjik i sigurisë. Duam të jemi pjesë e mekanizmave evropianë të sigurisë dhe stabilitetit, sepse kërcënimet nuk njohin kufij.
“Ashtu siç kalon vitit 2025, është e qartë se kërcënimet hibride do të mbeten një ndër sfidat më të mëdha të Evropës. Përgjigjja jonë medoemos të jetë i koordinuar i vendosur dhe proaktiv”
Vazhdojmë të punojmë së bashku me partnerët e BE-së për Maqedoni të Veriut të qëndrueshëm, të sigurt dhe evropiane”, ka shkruar Murtezani.
Ministri Murtezani nga Varshava: BE nuk është vetëm qëllim – është partneri ynë strategjik i sigurisë
