Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, në podcastin FOL në TV Festa, ka folur rreth përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë në administratën publike. Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti, ka deklaruar se deri sa të sillet ligji për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë ka marrëveshje politike për përfaqësim adekuat të shqiptarëve gjatë punësimit.
Siç tha Mexhiti, ashtu siç është rasti në Shëndetësi ku po të ishte balanceri nuk do të mund t’i merrnim 50 për qind të vendimeve.
“E dyta përfaqësimi i drejtë vlen për të gjithë institucionet, dhe brenda këtij viti do të ketë mjaftë punësime dhe avancimi. Mund ta them se aq sa ata të tjerët kanë bërë për një mandat, ne do ta bëjmë brenda vitit. Procesi ka filluar në të gjitha institucionet apo ku përfaqësimi i shqiptarëve ka qenë në numër simbolik”, tha zëvendëskryeministri parë Mexhiti.
Sa i përket ligjit, Mexhiti tha se pritet takimi i fundit për t’ia dhënë formën ligjit për përfaqësim adekuat dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë në kuadër të Agjencionit për Administratë Shtetërore, duke ia shtuar kompetencat që ta përfshinë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Mbrojtjes.
“Sigurisht që do merret edhe mendimi i Komisionit të Venecias dhe me mendimin e Komisionit të Venecias do të futet në procedurë parlamentare dhe pasi të votohet të mos ketë më gjasa as Gjykata Kushtetuese dhe as Komisioni për ta abroguar ligjin”, nënvizoi Mexhiti.