Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

1 Min. Leximi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë mund të zgjasë deri në dy javë.

Sipas tij kjo është një e përafërt ndonëse nuk është bërë një vlerësim sa sa do të zgjatet tërë procesi për t’u përmbyllur numërimi.

- Advertisement -

“Meqenëse nuk kemi filluar në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit për të parë se si po shkon atje procesi, nuk e kemi bërë një vlerësim se sa do të zgjatet tërë procesi për t’u përmbyllur numërimi, por një e përafërt do të jetë 10 ditë, dy javë”, ka thënë Radoniqi në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur të enjten.

Në mbledhjen e KQZ-së është bërë e ditur se tashmë ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në 18 komuna, në tetë komuna numërimi pritet të nisë sot, ndërsa në 12 të tjera po bëhen përgatitje.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull